Kosovë

Klina kërkon që Zona Minerale e Boksitit të shpallet me interes strategjik

Klina kërkon që Zona Minerale e Boksitit të shpallet me interes strategjik

Komuna e Klinës që nga viti i kaluar ka shpeshtuar kërkesat në adresë të institucioneve qendrore për ta përkrahur zhvillimin e kësaj komune me shpalljen e Zonës Minerale të Boksitit si zonë me interes strategjik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kërkesat e para kreu i kësaj Komune, Zenun Elezaj, i kishte paraqitur në një takim me qeveritarët shtetërorë në zyrën e tij në shtatorin e vitit të kaluar dhe ato kërkesa Elezaj thotë se i ka përsëritur vazhdimisht.