Padëgjueshmëri qytetare nëse i jepen 24 hektarët Manastirit të Deçanit

Padëgjueshmëri qytetare nëse i jepen 24 hektarët Manastirit të Deçanit

Ilir Osmanaj 28 May 2019 09:36

Nëse 24 hektarë të ndërmarrjeve shoqërore të Deçanit “Iliria” dhe Apiko” i jepen Manastirit të Deçanit, kjo komunë mund të përballet me padëgjueshmëri qytetare. Një vendim i tillë është i papranueshëm nëse shpërfillen autoritetet komunale dhe qytetarët e Deçanit.

Kështu thuhet në konkluzionet e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të kësaj komune, shkruan sot Koha Ditore.

Haki Shehaj, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Deçanit, tha se kjo seancë është thirrur për shkak të vështirësive që po paraqiten nga ky vendim në realizimin e projekteve jetike, siç janë ndërtimi i rrugës për Plavë, elektrifikimi i vendbanimeve në bjeshkët e kësaj komune, realizimi i projektit të Lumëbardhit.

“Të gjitha këto pengesa janë politike dhe është i paarsyeshëm presioni që i bëhet Agjencisë Kadastrale të bartën ato prona në emër të Manastirit”, u shpreh Shehaj.

Edhe kreu i kësaj Komune, Bashkim Ramosaj ka shprehur mospajtueshmërinë e tij dhe të institucioneve komunale për këtë vendim. Ramosaj tha se i tërë ky problem më të cilin tash po ballafaqohen, gjenezën e ka në vitin 1992, kur punëtorët e këtyre dy ndërmarrjeve shoqërore janë larguar dhunshëm nga puna, dhe 24 hektarë tokë të “Iliria” dhe Apiko” i dhurohen Manastirit nga ndërmarrja “Sloga” e Prishtinës, si përfaqësues i ndërmarrjeve hoteliere. Dhurimin e këtyre tokave manastirit e konfirmon edhe shteti i atëhershëm serb në vitin 1997.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme