Komuna e Vitisë nuk ka ndarë mjete nga buxheti i saj për kategorinë e personave me aftësi të kufizuara, që nga viti 2018, ka thënë Remzi Musliu, koordinator i shoqatës “Hendikos” në Viti. Sipas tij, madje edhe atëherë shuma e ndarë për këta qytetarë të komunës ka qenë shumë e vogël, në vlerë prej 400 eurosh. Por, se pastaj Komuna nuk ka ndarë më mjete për këtë kategori, ani që, sipas të dhënave zyrtare, në Komunën e Vitisë ka 534 persona me aftësi të kufizuara.
Përfaqësues të “Hendikosit” vlerësojnë se mungesa e përkrahjes nga Komuna e Vitisë ka rezultuar që të mos ketë shpeshtim të aktiviteteve të personave me aftësi të kufizuara dhe se zyra e “Hendikosit” e cila gjendet në afërsi të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Viti tash e disa vite nuk është funksionale, shkruan sot Koha Ditore.
Drejtori i shoqatës “Hendikos” , Fatmir Shurdhani, deklaron se qeverisja komunale duhet të tregojë ndjeshmëri ndaj personave me aftësi të kufizuar, ngase programet e tyre nuk mund të zbatohen pa financim.
Ai thotë se mungesa e mbështetjes nga Komuna ka ndikuar që kjo kategori të neglizhohet dhe të mos ketë trajtimin e duhur.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)