Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nxënësit në Malishevë stërviten për mbrojtje në rastet e tërmeteve

Sot në Malishevë, organizuar nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME), në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Drejtorinë për Arsim dhe Edukim, është mbajtur stërvitja shkollore me simulator, për kujdes, mbrojtje dhe zvogëlim të rreziqeve në rastet e tërmeteve, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, në këtë stërvitje, kanë asistuar edhe zjarrfikësit, policia dhe shërbimi i urgjencës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Fillimisht, ekspertët e kësaj fushe të AME-së, kanë mbajtur ligjërata për tërmetet dhe rrezikun nga tërmetet, si dhe për mbrojtjen në rastet e tërmeteve, pavarësisht se ku dhe kur mund të ndodhin ato”, thuhet në njoftim.

“Pas këtyre ligjëratave, është mbajtur edhe stërvitja e improvizuar në rastet e tërmetit në një kamion special, kur nxënësit mund të jenë në shkollë. Ata janë mësuar se si të mbrohen, si duhet të largohen nga bankat, qëndrimin që duhet të mbajnë deri në largimin e rrezikut, si dhe daljen nga objekti. Po ashtu, ekspertët e AME-së, ju kanë shpjeguar edhe anën psikologjike dhe reagimin që duhet të kenë në raste të tilla”, shkruan tutje në njoftim.

Kjo stërvitje, është mbajtur me nxënësit e SHFMU “Ibrahim Mazreku” në Malishevë.