Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Trajnime me nxënës për të ditur si të reagohet në kohë tërmeti

Në këtë kamion është improvizuar tërmeti nga 3 deri deri në 7. 4 shkallë.

Përmes këtij simulimi, nxënësit e shkollës fillore “Arif Shala”, kanë pasur mundësi të trajnohen se si të reagojnë në raste të tilla, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nxënësit e kanë mirëpritur këtë, duke thënë që është hera e parë që mësojnë se si duhet të sillen në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore.

Është java e dytë që Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në kuadër të MPB-së, po mban trajnime nëpër shkolla të Kosovës për masat që duhet të merren në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore, me theks të veçantë për tërmete.

Ky trajnim po bëhet në bashkëpunim me drejtoritë e arsimit nëpër komuna.

Kjo agjenci këtë trajnim e ka filluar në Komunën e Gjilanit për të vazhduar në Kamenicë, Viti, Kaçanik, Hani i Elezit dhe tash ndodhet në rajonin e Prishtinës.

Këto trajnime do të vazhdojnë edhe për tri javë të tjera.