Kosovë

Opozita kërkon komision rreth pakënaqësive nga emërtimet e rrugëve

Opozita kërkon komision rreth pakënaqësive nga emërtimet e rrugëve
 

AKR-ja, LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë kërkuar nga ekzekutivi i Komunës që të fillojë me procedurat për themelimin e komisionit, i cili do të marrë parasysh vërejtjet e banorëve në lidhje me emërtimet e rrugëve.

komunal nga radhët e AKR-së, Valon Maliqi, ka theksuar se procesi i emërtimit të rrugëve, i cili daton nga viti 2014 nuk ishte transparent dhe, sipas tij, në këtë proces janë bërë gabime thelbësore të cilat duhet të korrigjohen nga komisioni i ri. Ai thotë se për emërtimin e rrugëve nuk janë konsultuar banorët dhe se me vendosjen e tabelave me emërtimet e reja kanë filluar edhe pakënaqësitë, shkruan sot Koha Ditore.