Inspektorët komunalë të Shtimes gjatë kësaj jave kanë nisur një aksion nëpër biznese private, të cilat po e shpërfillin Ligjin anti-duhan.
Ndërkohë janë bërë dhjetëra inspektime të cilat kanë rezultuar me gjashtë fletëparaqitje për gjykatë për pronarët e disa lokaleve të kafeneve dhe janë shqiptuar tri gjoba të tjera me nga një mijë euro për pronarët e pompave të derivateve në Shtime, të cilat kanë bërë reklamimin e duhanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas inspektorëve në këtë komunë, në raste të veçanta kur pronarët e lokaleve s’pajtohen, sillen keq dhe nuk gjejnë mirëkuptim me inspektorët, atëherë si persona juridikë në bazë të nenin 11 paragrafi 4.1 të ligjit për duhanin mund të ndëshkohen me 3 mijë euro gjobë, shkruan sot Koha Ditore.
Nëpërmjet një njoftimi, Komuna e Shtimes ka bërë me dije se gjatë një aksioni inspektorët sanitarë dhe të tregut kanë shqiptuar 3 gjoba me nga një mijë euro për operatorët ekonomikë për reklamim të duhanit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)