Kosovë

Sokol Bashota pa kundërkandidat për kryetar të PDK-së në Klinë

Sokol Bashota pa kundërkandidat për kryetar të PDK-së në Klinë

Dega e PDK-së në Klinë, të shtunën, do ta mbajë Kuvendin zgjedhor, në të cilin do të zgjidhet edhe kryetari i “ri” i kësaj dege, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për këtë post drejtues të këtij subjekti opozitar në Klinë sërish kandidati i vetëm do të jetë Sokol Bashota, pasi asnjë tjetër nuk ka paraqitur kandidaturën brenda afatit të caktuar nga këshilli zgjedhor i këtij subjekti.