Arbëri

Rriten shpenzimet për karburante dhe mirëmbajtje të automjeteve të komunës së Pejës

Komuna e Pejës ka vazhduar me trendin e rritjes së shpenzimeve të karburantit për automjete. Janë 44 mijë e 752 euro të shpenzuara më shumë në vitin 2018 se në vitin 2017. Vitin e kaluar janë shpenzuar gjithsej për karburant për automjete 170 mijë e 875 euro. Kjo rritje e shpenzimeve në këtë kod nuk është shënuar vetëm në vitin 2015, kur janë shpenzuar 95 mijë e 898 euro.

Ndërsa në vitet e tjera vazhdimisht ka shënuar rritje të shpenzimeve për karburante të automjeteve. Duke u bazuar në raportet financiare të Komunës, në vitin 2014 kanë qenë 143 mijë euro, në vitin 2016 janë shpenzuar 118 mijë e 765 euro dhe në vitin 2017 janë shpenzuar 126 mijë e 123 euro. Gjithsej për pesë vjetët e kaluar kjo qeverisje e Pejës e drejtuar nga koalicioni LDK-PDK ka shpenzuar 654 mijë e 837 euro për karburante të automjeteve, shkruan sot Koha Ditore.

Gjithashtu edhe shpenzimet për mirëmbajtje dhe riparim të automjeteve shpenzimet nuk kanë qenë të ulëta. Çdo vit në pesë vitet e kaluara shpenzimet në këtë kod kanë qenë përafërsisht të përafërta dhe janë sjellë prej 55 mijë e 984 euro në vitin 2018 deri në 62 mijë e 272 euro në vitin 2014. Gjithsej për këta pesë vjet për servisim të automjeteve janë shpenzuar 293 mijë e 541 euro.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")