Arbëri

Tre vjet pas peticionit, në Pejë vendosen platformat në vendkalimin për këmbësorë

Descriptive Text

Në dy rrugë, të cilësuara si më të rrezikshmet për këmbësorë brenda në qytetin e Pejës ka filluar këto ditë të realizohet projekti për ndërtimin e platformave për këmbësorë, me qëllim të rritjes së sigurisë për këmbësorë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vendosja e këtyre pengesave ka qenë kërkesë e kamotshme e qytetarëve, prindërve dhe shkollave, sidomos në rrugën që kalon nëpër lagjet “Xhemajl Kada”, “Fidanishte” dhe “7 Shtatori”.

Prej që është zgjeruar ajo rrugë në katër korsi para shtatë vjetësh, banorët atyre e vendbanimeve nuk janë ndier më të sigurt, për shkak të shpejtësisë së madhe të makinave që lëvizin nëpër të, ndonëse shpejtësia është e kufizuar në 40 kilometra në orë.

Kurorat me lule të varura në shtyllën e ndriçimit kujtojnë jetët e humbura, në mesin e tyre edhe fëmijë, në këtë rrugë që kalon pranë shkollës fillore “Xhemajl Kada”, dhe shkollës së mesme ekonomike “Ali Hadri”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)