Arbëri

Filluan punimet në rekonstruktimin e rrugës Bishtazhin-Damjan

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të shtunën mori pjesë në inaugurimin e fillimit të punimeve për rikonstruktimin e rrugës Bishtazhin – Damjan.

Ky segment ka gjatësi 12.6 kilometra, kurse vlera e saj është rreth 1.6 milionë euro.

Banorëve të kësaj zone, Ministri Lekaj u kumtoi lajmin se nga qershori do të vazhdohet edhe segmenti nga Damjani deri në Gjonaj duke krijuar lidhje infrastrukturore me standarde të larta për 17 fshatra dhe dy regjione.

“Kryetari i Gjakovës falënderoi ministrin Lekaj për këtë rrugë dhe shumë projekte tjera që po realizohen në Gjakovë”, thuhet në komunikatën e MIT.