Arbëri

Drejtori për Shëndetësi në Podujevë e cilëson mamografin të rrezikshëm për shëndetin

Descriptive Text

Dikur u bënin thirrje grave për ta shfrytëzuar mamografin mobil që kishte zbarkuar në Komunën e Podujevës, tash drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Zaim Thaçi, po thotë se kjo pajisje është e dëmshme për shëndetin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në seancën e parafundit të Kuvendit Komunal, Thaçi ka theksuar se mamografi mobil e ka rritur numrin e të prekurave me kancer në Podujevë.

“Kur u ngrit çështja e një mamografi këtu (mosfunksionalizimi v.j.), janë me qindra gra që e kanë bërë këtë mamograf nga mamografi mobil që ka qëndruar në Podujevë. Metoda diagnostike pa vend po rezulton me shtim të rasteve të kancerit të gjirit për shkak të kampanjës. Mamografi bëhet kur ka indikacione dhe së pari duhet të bëhet një ultrazë”, kishte thënë Zaim Thaçi gjatë asaj mbledhjeje të Kuvendit Komunal.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)