Kosovë

Mjekët e rinj protestojnë në Gjilan, kërkojnë punë

Mjekët e rinj protestojnë në Gjilan, kërkojnë punë

Një grup i mjekëve të rinj të cilët janë të papunë kanë protestuar para objektit të komunës së Gjilanit duke kërkuar që të sistemohen në sistemin shëndetësor.

Ata kanë deklaruar se punësimi në sistemin shëndetësor në komunën e Gjilanit është bërë i pamundur ngase pushteti komunal është interesuar për rehatimin e militantëve partiak dhe familjarëve të tyre, raporton Koha Ditore.