Gjilani merr donacion nga Zvicra një automjet për fikjen e zjarreve

Gjilani merr donacion nga Zvicra një automjet për fikjen e zjarreve

25 March 2019 14:57

Komuna e Gjilanit ka pranuar sot zyrtarisht një automjet për Njësitin e Zjarrfikësve, donacion nga shteti i Zvicrës.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar komandantin e Njësisë së Zjarrfikësve në Bereck-Au-Herrbrugg, Markus Koppel dhe bashkatdhetarët për këtë donacion, duke thënë se kjo do ta lehtësojë punën sa i përket intervenimeve.

Komandanti i zjarrfikësve, Markus Koppel, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen miqësore, duke iu dëshiruar suksese zjarrfikësve të Gjilanit me këtë automjet.

Besim Aliu, bashkatdhetar nga Zvicra, ka thënë se duke parë nevojën e zjarrfikësve të Gjilanit për një automjet të tillë, kanë bërë përpjekje për ta siguruar atë, duke shpresuar që ta shohin Gjilanin dhe Kosovën sa më mirë, transmeton Koha.net.

Ai u zotua se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë ta mbështesin Gjilanin në shumë fusha.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme