Kosovë

Klina në favor të mbylljes së lojërave të fatit

Klina në favor të mbylljes së lojërave të fatit

Pas dy vrasjeve që ndodhën pesë ditët e fundit në kazino në Suharekë dhe në Lipjan, edhe Komuna e Klinës ka vendosur t’u bashkohet këtyre dy komunave me nënshkrimin e një peticioni për mbyllje të lojërave të fatit, nëse ato nuk mbyllen nga organet qendrore deri javën tjetër, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Iniciativa e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, për shfuqizimin e Ligjit për lojërat e fatit do të ketë përkrahje të plotë edhe nga institucionet në Komunën e Klinës dhe shpresoj që do përkrahet edhe nga qytetarët. Mbyllja e këtyre lokaleve është në të mirën e qytetarëve, në shërbim të sigurisë dhe për të ardhmen më të mirë të të rinjve”, thuhet në deklaratën e kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, e publikuar në faqen zyrtare të kësaj komune.