Kosovë

50 mijë euro për sistemin e informimit shëndetësor në Lipjan

50 mijë euro për sistemin e informimit shëndetësor në Lipjan
Foto: Ilustrim
 

Komuna e Lipjanit, pikërisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka përfituar një donacion mbi 50 mijë euro nga Ministria e Shëndetësisë për vendosjen e sistemit të informimit shëndetësor për të gjithë pacientët.

Ky sistem do të vendoset në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, në të gjitha QMF-të, AMF-të, në Maternitet, Stomatologji dhe në Emergjencën primare, transmeton Koha Ditore.