Kuvendi i Vitisë me deklaratë kërkon qasje në autostradë

Kuvendi i Vitisë me deklaratë kërkon qasje në autostradë

Feim Azemi 19 March 2019 09:03

Kuvendi Komunal në Viti ka mbajtur seancën e jashtëzakonshme të hënën duke miratuar edhe një deklaratë me të cilën kërkohet nga Qeveria e Kosovës të përmbushë zotimin e tyre për ndërtimin kyçje në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Është kërkuar një takim edhe me kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, me të cilët do të bisedohet për tejkalimin e problemeve dhe të fillohet me ndërtimin e kyçjes në fshatin Gërlicë këtë vit.

Me deklaratën e cila është formuluar me pajtimin e të gjitha subjekteve politike të cilat përfaqësohen në Kuvendin Komunal të Vitisë, kërkohet që takimet të zhvillohen edhe me kryetarët e komunave të tjera, të cilat janë në afërsi me Komunën e Vitisë.

Në rast se kërkesat e Kuvendit Komunal nuk plotësohen atëherë subjektet politike do të organizohen për protestë. Këshilltarët komunalë kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës se janë duke anashkaluar kërkesën e banorëve të Komunës së Vitisë për qasjen në autostradën Prishtinë-Shkup.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme