Grupi joformal i grave dhe vajzave të Komunës së Prizrenit, FEMaktiv, ka paralajmëruar një marsh më 8 mars në këtë komunë.
Ky grup thotë se marshi ka të bëjë me pozitë e pafavorshme të gruas në Kosovë.
“Të shtyrë nga pozita e pafavorshme në të cilën gjendet gruaja në Kosovë, si e pa pronë, e pa zë, e ngacmuar seksualisht, e paragjykuar, e dhunuar dhe e vrarë, #FEMaktiv fton gratë dhe burrat, të rejat e të rinjtë, që të bashkohen në marshin tonë protestues me 8 mars. Sheshi Shadërvan do të jetë vend-grumbullimi i shpresës të së ardhmes së vendit e shoqërisë sonë”, thotë FEMaktiv në njoftimin për media.
“Ne, si grup joformal i grave dhe vajzave të Komunës së Prizrenit, për ditën ndërkombëtare të gruas, 8 marsin, do të marshojmë. Do të tregojmë se 8 marsi nuk është festë ku gruaja thjeshtë pranon lule, por është ditë ndër ditët tjera ku gruaja artikulon kërkesat e saja për barazi gjinore e shoqërore. Në këtë ditë do të kundërshtojmë sistemin vrastar patriarkal i cili me dhunën e ushtruar sistematike nuk i ka lënë vend kund gruas në shoqëri. Beteja e kundërshtimit ndaj shtypjes dhe diskriminimit gjinor nuk duhet të përfundoj vetëm në rrjete sociale, por duhet të zhvendoset në rrugë. Sikundër që 8 marsi nuk duhet të jetë dita e vetme që thërret në ndërgjegje”, thekson FEMaktiv në njoftimin për media të këtij Grupi.
Marshi protestues fillon nga ora 13:00, në sheshin Shadërvan. Marshi do vazhdojë rrugën deri tek ura e Arastës, ku do të realizohet edhe një aksion simbolik.
-
8 Marsi manifestohet në Prishtinë me protestën “Marshojmë, s’festojmë”
-
Protesta e aktivitete në “Muajin e Gruas”
-
Në marshin për 8 Marsin bëhet thirrje për barazi dhe drejtësi për gratë
-
Në Prishtinë marshohet për të drejtat e grave
-
Marshi i 8 Marsit kundër dhunës patriarkale dhe në solidaritet me Palestinën