Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

8 Marsi manifestohet në Prishtinë me protestën “Marshojmë, s’festojmë”

Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë” do të zhvillojë të mërkurën, me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas, një marshim i cili nis nga Pallati i Drejtësisë.

Në njoftim thuhet se këtë vit manifestohet 8 Marsi me thirrjen “Marshojmë, s’festojmë për një jetë pa dhunë ndaj vajzave dhe grave”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sikundër çdo 8 mars, edhe këtë vit ne organizohemi në protestë kundër sistemit shtypës patriakalo-kapitalist, heteronormativ, transfob e racist. Bashkë marshojmë e revoltohemi meqë refuzojmë t’i dorëzohemi një sistemi i cili dhunon e vret vajza e gra cis e trans. Organizohemi nga kuzhinat, vendet e punës, shkollat e fakultetet, qytete e katunde dhe e denoncojmë këtë sistem i cili vazhdon të na shfrytëzojë e dhunojë. Këtë vit ne e denoncojmë dhunën e gjinizuar në shumëdimensionalitetin e saj. Duke filluar nga organizimi i gjinizuar i punës dhe feminizimi i varfërisë, dhunës seksuale, psikologjike e fizike e deri tek dhuna e institucionalizuar e cila vazhdon t’i shtypë gratë në mënyrë asimetrike duke i shndërruar në subjekte më të cenueshme dhe më të varfra”, thuhet në njoftim.

Këtë vit marshi në Prishtinë do t'i ketë tri pikëtakime kryesore:

10:00 - Pallati i Drejtësisë, Hajvali, Prishtinë

11:20 - Rrethi i Flamurit, Prishtinë

12:00 - Sheshi "Zahir Pajaziti", Prishtinë, për të vazhduar në trajektoren tradicionale deri te Qeveria e Kosovës.

“Nisja për në Hajvali bëhet me autobusë të organizuar nga Kolektivi „Marshojmë s'festojmë" tek parkingu pranë TV21 – në ora 9:40. Sa më shumë prej nesh që 8 marsi të jehojë solidaritet e shpresë!”, përfundon njoftimi.