Kosovë

Ferizaj bëhet me Qendër të kujdesit për fëmijët e margjinalizuar

 

Sot, në ambientet e shkollës më të vjetër të Ferizajt, ka filluar punën Qendra e kujdesit ditor për fëmijët e margjinalizuar dhe ata që nuk e kanë një kujdes të duhur familjar.

Në qendrën e hapur sot rastet e fëmijëve në nevojë mund të referohen nga qendra për punë sociale, shkollat dhe organizata joqeveritare, ndërsa aty do të punojnë punëtorë socialë, pedagogë dhe psikologë.