Kosovë

Afro 20 nxënës të komunitetit ashkali braktisin mësimin

 

Gjatë këtij viti shkollor rreth njëzet nxënës të komunitetit shkali e kanë braktisur procesin mësimor në shkollën fillore “Naim Frashëri” në fshatin Zaskok të Komunës së Ferizajt. Shumica e këtyre nxënësve janë në klasën e parë dhe në klasën e dytë, ndërkaq ka edhe nxënës të klasës së tetë dhe nëntë.

Ndërkohë, ekipi për parandalimin e braktisjeve i themeluar nga Drejtoria komunale e Arsimit në Ferizaj është duke bërë përpjekje për t’i kthyer fëmijët në shkollë, mirëpo deri tashti nuk është arritur ndonjë rezultat pozitiv. Raste të braktisjeve nga 2 deri 3 raste janë evidentuar edhe në disa shkolla të Ferizajt, shkruan sot Koha Ditoer.