Arbëri

Në Viti asfalti mbetet prioritet, ani pse ka fshatra pa ujë të pijes

Afër gjysmë milioni euro, edhe këtë vit, Komuna e Vitisë i ka ndarë nga buxheti i saj për infrastrukturë rrugore.

E, kundër kësaj është opozita në këtë komunë, duke thënë që për shumë vite, qeverisja lokale është koncentruar vetëm në asfaltim të rrugëve.

Por, sipas tyre, edhe këtu, një pjesë e madhe e punimeve në asfaltim të rrugëve nuk realizohet sipas standardeve, raporton KTV.

Nga Vetëvendosje dhe PDK kanë thënë se mjetet buxhetore duhet të alokohen për ndërtimin e sistemit të kanalizimit nëpër vendbanime dhe funksionalizimin e ujësjellësit.

Por, në këtë komunë thonë se prioritetet për investime kapitale në projekte janë caktuar në mënyrë të duhur dhe se është bërë një shpërndarje e mirë e mjeteve financiare.

Shumë fshatra në këtë komunë vazhdojnë të ballafaqohen me mungesë të ujit të pijes si pasojë e mosfunkisonalizimit të ujësjellësve.