Familja që ofron ngrohtësi për fëmijët e pastrehë Foto: Driton Paçarada / Koha

Familja që ofron ngrohtësi për fëmijët e pastrehë

Edona Kutleshi Edona Kutleshi 03 March 2019 11:10

Me padurim po e presin tek dera e dhomës së pritjes. “Bab, bab”, po e thërrasin dy fëmijët e vegjël, njëri dy dhe tjetri dy vjeç e gjysmë, 60-vjeçarin nga Gjilani, Muharrem Lutfiu, i cili po kthehej nga puna.

Ndonëse nuk e kanë babë biologjik, dashuria dhe kujdesi që po ua ofron ai me gruan dhe vajzat e tij, dy të vegjlit po i bën të ndihen sikurse në familjen e tyre. A. dhe N. ka dy vjet që janë bërë pjesë e familjes Lutfiu. Aty kanë gjetur ngrohtësinë që secili dëshiron ta ketë në familjen e tij, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shtëpia e Muharremit dhe gruas së tij Hakiles ka një dekadë që i ka hapur dyert për fëmijët e pastrehë. Që nga viti 2009 kjo familje u ka dalë në ndihmë fëmijëve të braktisur. Kanë strehuar 15 fëmijë. Pjesa më e madhe nga rrethi i Gjilanit. Pas dy-tre vjetëve strehim në këtë shtëpi, Qendra për Punë Sociale e kësaj komune angazhohet për birësimin e tyre nga ndonjë familje vullnetare.

Familja Lutfiu thonë se ndihen shumë mirë për iniciativën që e kanë marrë vite më parë.

Kryefamiljari Muharremi tregon se një ide të tillë ia kishte kujtuar djali i vëllait të tij. Ai meqë nuk kishte pasur fëmijë e kishte birësuar një dhe e kishte pyetur axhën e tij përse nuk po bëheni familje strehuese për fëmijët e braktisur.

“Pas kësaj që më tha e pata parë një reklamë me mbishkrimin: ‘Edhe unë kam nevojë për një strehë’, dhe u konsultova me familjen dhe vendosëm me marrë fëmijë në shtëpi dhe me u kujdes për ta. Fillimisht na i sollën katër fëmijë, të cilët kanë qenë motra dhe vëllezër”, tregon ai.

“Prindërit” e 15 fëmijëve

Me strehimin e fëmijëve Muharremi me gruan dhe vajzat e tij u bënë sikurse të ishin një familje e madhe. Fëmijët e strehuar u kanë sjellë gjallëri në shtëpi. Thotë se menjëherë i pranojnë sikurse të ishin fëmijë të tyre.

Ai tregon se njëra nga foshnjat që e kishin strehuar kohë më parë kishte qenë anemik dhe pasi e kishin kontrolluar tek një mjek më nuk kishte pasur probleme.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme