Kosovë

Komuna e Ferizajt me plan veprimi për fuqizim të transparencës

Foto: Koha
 

Zyra për informim e Komunës së Ferizajt ka nisur hartimin e një plani të veprimit, i cili ka për qëllim fuqizimin e mëtejmë të llogaridhënies, transparencës dhe informimin e qytetarëve, shkruan sot Koha Ditore.

Albion Sherifi, zyrtar për marrëdhënie me publikun në kabinetin e kryetarit të Komunës, ka thënë se ky plan siguron organizimin dhe planifikimin e duhur nga administrata komunale në shërbim të transparencës dhe llogaridhënies.