Kosovë

Ferizaji me platformë online për shërbime ndaj bizneseve

Ferizaji me platformë online për shërbime ndaj bizneseve

Komuna e Ferizajt për herë të parë në Kosovë ka nisur zbatimin e platformës “online” për regjistrim dhe ofrimin e shërbimeve të ndryshme për biznese të reja, dhe gjithashtu ka nisur t’i sistemojë të gjitha bizneset aktuale në këtë platformë digjitale.

Në kuadër të kësaj platforme, bizneset do ta kenë mundësinë në mënyrë elektronike të pajisen me çfarëdo lloj dokumenti që i nevojitet atyre, po ashtu nëpërmjet saj mund edhe ta shuajnë biznesin e tyre në mënyrë elektronike, dhe mund ta ndryshojnë veprimtarinë e punës së tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.