Kosovë

Një banor në Shajkovc thotë se borxhi ndaj KEDS-it nuk iu shlye edhe pse pagoi

 

Sabri Mulolli nga Shajkovci i Podujevës, në duar po i mban faturat për secilin muaj që thotë se e ka paguar energjinë e shpenzuar elektrike.

Të mërkurën, në shtëpinë e tij u ndërpre energjia elektrike nga KEDS-i, me arsyen se nuk e kishte kryer pagesën.