Arbëri

Drenasi - komuna më transparente, Mamusha më jotransparentja

Instituti Demokratik i Kosovës dhe organizata joqeveritare “Aktiv”, të mërkurën kanë publikuar raportin “Transparometri 2018”, i cili tregon nivelin e transparencës në 15 komuna të Kosovës.

Raporti i këtyre dy organizatave e nxjerr Komunën e Drenasit më transparenten, bazuar në matjet e 58 indikatorëve në katër shtylla.

Kësisoj, kjo komunë ka përmbushur 82.22% të indikatorëve. Kurse komuna me më së paku transparencë është ajo e Mamushës, me 27.12%.

Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i KDI-së, ka theksuar mungesë të transparencës, pjesëmarrje të mangët të publikut në vendimmarrje dhe etikë jo të mjaftueshme në qeverisje.

“KDI-ja dhe projekti të cilin ajo po e zbaton në këto komuna synon të ulë riskun e keqqeverisjes, të rrisë besimin qytetar në institucione dhe pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje”, ka thënë Kryeziu.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)