Arbëri

Ferizaj e Vitia pa marrëveshje për ndërtimin e kolektorit

Komuna e Ferizajt dhe ajo e Vitisë prej afro dhjetë vjetësh kanë dështuar ta nënshkruajnë një marrëveshje për ndërtimin e një kolektori të përbashkët për trajtimin e ujërave të zeza.

Ujërat e zeza të fshatrave, Zllatar, Dardani, Mirosalë dhe Sojevë të Komunës së Ferizajt po i vërshojnë parcelat bujqësore dhe oborret e shtëpive të fshatrave Sllatinë e Epërme dhe Sllatinë e Poshtme të Komunës së Vitisë, shkruan sot Koha Ditore.

Komuna e Vitisë prej vitesh disa herë është angazhuar ta realizojë një marrëveshje të tillë, mirëpo ajo është refuzuar nga ekzekutivi i komunës së Ferizajt. Rreth kësaj çështjeje është debatuar mjaft gjatë edhe në mbledhjen e fundit të KK-së në Ferizaj derisa banorët e atyre lokaliteteve kanë deponuar disa herë ankesë në Komunën e Ferizajt dhe të Vitisë për trajtimin e ujërave të zeza.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)