Arbëri

Drenasi përfiton grant nga MMPH-ja dhe GIZ-i për mjedis të pastër

Komuna e Drenasit, përkatësisht kryetari Ramiz Lladrovci të martën ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe organizatën gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ, për grantin e performancës për mjedis të pastër.

Ne kuadër të këtij memorandumi, Komuna e Drenasit ka hyrë në garën për të aplikuar në grantet që jepen nga MMPH-ja dhe GIZ.

Lladrovci ka falënderuar përfaqësuesit e MMPH-së dhe të GIZ-it gjerman që Drenasin e kanë kategorizuar në performancën e mirë mjedisore dhe ka shtuar se “Drenasi është i gatshëm të marrë pjesë në gratin e performancë për mjedis të pastër për menaxhimn e mbeturinave dhe është zotuar se do të bashkëpunojë me MMPH-në dhe GIZ-in gjatë terë kohës sa zgjat procedura e dhënies së këtyre fondeve që i ndahen Komunës së Drenasit”.

Komuna e Drenasit fton të gjithë qytetarët që të jenë bashkëpunues në ruajtjen e mjedisit sa më të pastër, sepse ruajtja e mjedisit ka ndikuar deri më tani që Drenasi të jetë ndër Komunat përfituese të granteve mjedisore.