Arbëri

Gjilani përfiton edhe një grant të performancës në fushën e mjedisit

Komuna e Gjilanit ka përfituar edhe një grant për fushën e pastërtisë. Kjo u bë e ditur sot në ceremoninë e lansimit të Grantit të Performancës, ku në emër të kryetarit Lutfi Haziri, e ka nënshkruar marrëveshjen me Ministrinë e Mjedisit dhe organizatën gjermane GIZ, nënkryetari Arbër Ismajli.

Ismajli ka falënderuar ministrin e Mjedisit, Fatmir Matoshi dhe përfaqësuesit e organizatës GIZ për mbështetjen ndaj Gjilanit në fushën e menaxhimit të mbeturinave.

“Marrëveshja tripalëshe që e kemi nënshkruar sot ka për qëllim mbështetjen në kuadër të fondit prej 3.5 milionë euro për komunat e Kosovës e mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe GIZ. Në emër të kryetarit Haziri, i falënderoj shumë sepse kjo mbështetje është jashtëzakonisht e madhe për komunën tonë për të pasur një mjedis të pastër. Ne kemi qenë model në nivel Republike sa I përket aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me rezultate pozitive”, ka thënë nënkryetari i Gjilanit.

Komuna e Gjilanit javë më parë është shpërblyer me 100 mijë euro grant nga Ministria e Mjedisit si rezultat i performancës në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.