Arbëri

VV-ja akuzon Komunën e Shtimës për mosfinalizimin e palestrës prej një dekade

Descriptive Text

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar përgjegjësi nga ekzekutivi i komunës për zvarritjen prej afro një dekade të projektit të palestrës sportive. Për ndërtimin e saj janë shpenzuar afro 2 milionë euro.

Vitin e kaluar për finalizimin e këtij projekti, MKRS-ja pati ndarë edhe 200 mijë euro shtesë, mirëpo sërish nuk është finalizuar projekti. Sipas Vetëvendosjes, këtë projekt po e zhvat ekzekutivi i komunës i cili është dashur të angazhohej për finalizimin e tij.

Besnik Seferi, këshilltar në KK të Shtimes nga radhët e Vetëvendosjes, ka thënë se këto shqetësime i kanë ngritur edhe në mbledhjet e fundit të KK-së, mirëpo asnjëherë nuk ka marrë përgjigje konkrete se çfarë po ndodh me këtë projekt, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas tij, së paku dhjetë gjenerata të reja nuk kanë arritur ta shfrytëzojnë një objekt të tillë, megjithëse janë shpenzuar mbi 2 milionë euro nga taksapaguesit e vendit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)