Arbëri

Fusha me bar sintetik në Prekaz të Skenderajt, e rrethuar me deponi mbeturinash

59 deponi ilegale janë evidentuar gjatë vitit 2018 në komunën e Skenderajt, por gjatë vitit të kaluar u larguan vetëm 14 prej tyre.

Një e tillë po qëndron edhe në fshatin Prekaz, në afërsi të fushës me bar sintetik, bashkëfinancuar nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Komunës së Skenderajt.

Në afërsi të fushës së futbollit në fshatin Prekaz i Epërm po qëndron kjo deponi e mbeturinave të ngurta, për çka komuna e Skënderajt thotë që ka punuar në eliminimin e saj. Por deri më tani përveç rrethojave nuk ka bërë asgjë më shumë, raporton KTV.

Në Federatën e Futbollit të Kosovës, përmes telefonit i kanë konfirmuar KTV-së vetëm që kanë qenë bashkëfinancues të projektit, duke mos qenë të gatshëm të komentojnë shumën e investuar.

E sipas Vetëvendosjes në Skenderaj, komuna është në rregull në aspektin e dokumentacionit të finalizimit të projekteve, por në terren gjendja qëndron ndryshe.

KTV-ja ka kuptuar se në këtë projekt të ndërtimit të kësaj fushe të futbollit, komuna e Skenderajt ka dhënë rreth 20 mijë euro.