Kosovë

Opozita: Po të kishte qenë mirë në Podujevë do të jetonte vetë kryetari

Opozita: Po të kishte qenë mirë në Podujevë do të jetonte vetë kryetari
 

Këshilltarët opozitarë të Kuvendit Komunal të Podujevës kanë pasur shumë vërejtje për raportin e punës së këtij institucioni për vitin 2018 dhe planin për 2019. Ata kanë adresuar një varg kritikash ndaj kryesuesit, Fatmir Gashi, i cili, sipas tyre, po lejon kryetarin e Komunës, Agim Veliu, dhe ekzekutivin që të tallen me institucionin më të lartë komunal duke mos sjellë raportet e punës.

Duke shpërfaqur gjendjen në Komunën e Podujevës, ata kanë thënë se po të ishte mirë në Podujevë do të jetonte vetë kryetari i Komunës së Podujevës dhe familja e tij. Këshilltari i Lëvizjes Vetëvendosje, Bajram Ajeti, ka thënë se ky dokument nuk është as raport.