Kosovë

Institucionet shëndetësore primare përballen me mungesë autoambulancash

Institucionet shëndetësore primare përballen me mungesë autoambulancash

Qendrat e Mjekësisë Familjare në tri komunat e Anamoravës kanë mungesë të autoambulancave.

QKMF-ja në Komunën e Gjilanit ka në dispozicion 4 autoambulanca dhe mbulon një territor me një popullsi prej afro 90 mijë banorësh. Për këtë vit ata kanë planifikuar blerjen e 2 autoambulancave të reja dhe kanë ndarë një buxhet rreth 120 mijë euro. Kurse QKMF-ja në Komunën e Vitisë ka në dispozicion vetëm 3 autoambulanca dhe se ofron shërbimet në një territor i cili banohet nga 46 mijë banorë. Drejtuesit e QKMF-së në këtë komunë deklarojnë se nuk kanë buxhet për blerjen e autoambulancave të reja dhe se kanë kërkuar ndihmë financiare në Qeverinë e Kosovës për këtë çështje, mirëpo nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.