Prej njëzet vjetësh institucionet lokale dhe ato qendrore nuk e kanë finalizuar projektin e kompleksit memorial të Reçakut dhe as infrastrukturën brenda fshatit, megjithëse deri tashti janë shpenzuar prej më shumë se 2 milionë euro.
Gjithashtu sipas banorëve të fshatit një pjesë e kompleksit të masakrës së Reçakut nuk është funksional, ndriçimi publik, pastaj nuk është rregulluar infrastruktura nga kompleksi e deri te vendi i masakrës e as infrastruktura e cila lidhet me kullën në pjesën e epërme të fshatit, shkruan sot Koha Ditore.
Ramë Shabani, i mbijetuari i kësaj masakre nga Reçaku, ka thënë se është shqetësuese se si institucionet përkatëse prej 20 vjetësh nuk arritën ta finalizojnë projektin e detajuar për Reçakun. Sipas tij, në këtë masakër humbën jetën 44 civilë të pafajshëm, ndërkohë pas luftës i është premtuar se fshati do të ketë infrastrukturë të kompletuar.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)