Kosovë

Komuna nuk u përgjigjet kërkesave për investime në shkollën “Vëllezërit Frashëri”

 

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan është duke u ballafaquar me mungesë të hapësirës së nevojshme shkollore, me gjithë numrin e madh të nxënësve nëpër paralele.

Udhëheqës të shkollës kanë thënë se disa herë kanë dërguar shkresa zyrtare në Komunë lidhur me nevojën urgjente për rinovimin e këtij objekti dhe nyejve sanitarë të saj, por se Komuna deri tash nuk u është përgjigjur kërkesave për investime aty, shkruan sot Koha Ditore.