Arbëri

Afro gjysmë milioni euro për riparim dhe ndërtim të shtëpive të skamnorëve në Prizren

Komuna e Prizrenit u ka bërë thirrje familjeve nevojtare që të aplikojnë për përfitimin e mbështetjes për ndërtimin e shtëpive apo meremetimin e atyre të dëmtuara dhe të vjetra. Sipas njoftimit të Zyrës për informim, paraqitja e aplikacioneve nga palët nis të premten dhe do të zgjasë deri në fund të muajit mars.

“Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2019 ka paraparë linjën buxhetore për projektin e ndarjes së materialit ndërtimor dhe ndërtimit të shtëpive. Ndryshe nga vitet e kaluara, sivjet për herë të parë do të realizohet edhe meremetimi i shtëpive të vjetra dhe të dëmtuara. Projekti do t'u shërbejë familjeve skamnore që jetojnë në shtëpi të dëmtuara dhe të vjetra”, thuhet në njoftimin e ZI-së.

Aty theksohet se aplikimi për të përfituar nga ky projekt është i hapur prej datës 4 janar 2019 deri më 31 mars 2019./F.M.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)