Kosovë

Opozita dhe shoqëria civile e cilësojnë të dështuar qeverisjen e 2018-s në Ferizaj

Opozita dhe shoqëria civile e cilësojnë të dështuar qeverisjen e 2018-s në Ferizaj

Rrjeti i OJQ-ve “Avonet”, subjektet opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë kritikuar qeverisjen lokale të kryetarit Agim Aliu për qeverisjen gjatë vitit 2018.

Kenan Gashi, drejtor në OJQ “Avonet”, nëpërmjet një komunikate për media ka thënë se kryetari i Komunës, Agim Aliu, gjatë vitit të kaluar ka dështuar ta realizojë projektin për pavarësimin financiar të shkollave, në hapësirat publike të qytetit, projektin e ujësjellësit në fshatrat Bibaj, Sojevë, Dardani, Mirosal, Zllatar etj.