Kosovë

Me armë zjarri dëmtohet largpërçuesi që furnizon 2000 familje me rrymë në Vushtrri

Me armë zjarri dëmtohet largpërçuesi që furnizon 2000 familje me rrymë në Vushtrri
 

Në Nadakovc të Vushtrrisë rreth 2 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike më 29 dhjetor 2018 për shkak se me armë zjarri ishte dëmtuar largpërçuesi, megjithatë KEDS-i thotë se problemi është sanuar.

“Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në Nadakovc të Vushtrrisë, e cila e ka fillin dy ditë para Vitit të Ri. Më 29 dhjetor, persona të pandërgjegjshëm kanë gjuajtur me armë në një shtyllë metalike të tensionit të lartë. Ata kanë shkrepur rreth 15 plumba, gjysma nga të cilët kanë përfunduar në kabllot e energjisë elektrike, ndërsa gjysma tjetër në një tabelë për tregim të rrezikut, të cilën duket se e kanë përdorur si tabelë qitjeje”, bën të ditur KEDS-i përmes një komunikate për media.