Arbëri

Përurohet projekti i ndriçimit në Grykë të Rugovës

Komuna e Pejës ka përuruar të hënën mbrëma edhe projektin e ndriçimit të Grykës së Rugovës, njëra prej zonave më të frekuentuara në të gjitha stinët e vitit. Me këtë projekt janë vendosur 100 shtylla ndriçuese prej lokacionit të quajtur “Të sharra” mbi Patrikanë, e deri te tuneli i parë në Grykë të Rugovës.

Me këtë projekt, siç ka deklaruar publikisht kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, synohet siguria e qytetarëve, e ndër të tjera edhe shfrytëzimi i hapësirave publike, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas drejtorit të Financave, Jeton Abazaj, projekti ka kushtuar 29 mijë euro dhe është financuar nga të hyrat vetjake të Komunës, konkretisht prej mjeteve të tatimit në pronë.

“Me ndriçimin e kësaj rruge duam që ajo të bëhet edhe më atraktive edhe për ecje natën, pasi Komuna ka për qëllim që ta vazhdojë shtegun e shëndetit për ecje të qytetarëve edhe natën nga sharra deri te tuneli i parë”, thotë Abazaj.

(Artikullin e plotë lexoni sot në “Koha Ditore”)