Ka gati dy muaj që Gryka e Rugovës nga lokacioni “Te Sharra” e deri te tuneli i parë mbi urë të Grykës ka mbetur në terr.
“Koha Ditore” ka mësuar se mungesa e ndriçimit në rrugën e Grykës është shkaktuar nga kyçjet ilegale të disa pronarëve të lokaleve hoteliere që gjenden në atë pjesë, kioskë e kyçja e një reklame të madhe ndriçuese, që është vendosur sivjet anash rrugës mbi urën e parë në Grykë.
“Dritat në Grykë nuk po punojnë që mbi dy muaj. Janë lidhur pesë veta ilegalisht në rrjetin e dritave. Janë lidhur ndër tokë në kabllo apo në vendin ku janë siguresat e shtyllës dhe e kanë dëmtuar ndriçimin. Kanë djeg diçka në shtylla dhe ato nuk po ndriçojnë më. Ky është krim se çka po bëhet”, thotë ky burim në komunë.
Për arsyet e prishjes së ndriçimit në Grykë, Komuna nuk ka treguar publikisht deri tash, që qytetarët ta dinë pse nuk po funksionin ndriçimi. Këtë informatë të burimit brenda Komunës e ka konfirmuar inxhinieri i Komunës për ndriçim, Edison Maloku...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Përurohet projekti i ndriçimit në Grykë të Rugovës
-
Gjendet pa shenja jete një person në Grykën e Rugovës
-
Komuna e Drenasit paralajmëron masa për zjarret e qëllimshme dhe sabotimin e ndriçimit publik
-
Dëmtohen kryqet e pesë varreve në Rahovec
-
Kriza energjetike, Greqia fik dritat e një prej urave më të gjata në botë