Arbëri

Ekipi Veprues i Sigurisë identifikon vatrat e rrezikut për qytetarët e Vitisë

Ekziston një shkallë e lartë e rrezikut në Komunën e Vitisë për jetën e banorëve, nga puset e hapura në ambiente kryesisht fushore.

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka vendosur kapakët në puset, që janë të thella deri në 40 metra, e të identifikuar nga Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB) pas marrjes së informacioneve të marra nga qytetarët, shkruan sot Koha Ditore.

Vlerësohet se puset, që ishin lënë të hapura zakonisht gjendeshin në pronat private, të cilat ishin braktisur nga pronarët dhe në pronat shoqërore për të cilat nuk kishte pasur një përkujdesje dhe po ashtu në pronat që ishin hapur me qëllim të grumbullimit të ujit për ujitje toke.

Pushteti lokal deklaron se ata janë në proces të identifikimit edhe të puseve të tjera, e që do të marrë kohë pasi këto informata sigurohen nga terreni.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)