Kosovë

Pezullimi i vendimit nga Qeveria pamundëson hapjen e zonës industriale në Podujevë

Pezullimi i vendimit nga Qeveria pamundëson hapjen e zonës industriale në Podujevë
 

Komunarët e Podujevës assesi nuk po mund ta finalizojnë një projekt, iniciativa për të cilin ka nisur në vitin 2010. Hapja e zonës industriale në këtë komunë nuk po mund të realizohet, pasi prona në të cilën zyrtarët komunalë e kanë paraparë është shoqërore, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse Qeveria e Kosovës sivjet ka marrë vendim që pronat e ish-ndërmarrjeve shoqërore të kalojnë në pronësi të komunave, i njëjti vendim është pezulluar pasi presidenti këtë vendim e kishte dërguar në Kushtetuese. Drejtori për Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi, Abaz Llugaliu, nëpërmjet Zyrës për informim, shpreson që vendimi i Qeverisë të mbetet në fuqi.