Kosovë

Shërbimi i Urgjencës në Pejë kërkon autoambulanca terreni

 

Kërkesat e qytetarëve për shërbime mjekësore në terren vazhdimisht janë në rritje për Urgjencën e qytetit në Pejë, që funksionon si njësi e QKMF-së. Gjatë 24- orëve mesatarja e thirrjeve dallon nga dita në ditë, por siç thonë në Urgjencë janë 23 deri në 25 thirrje ngjatë 24- orëve, që gjatë muajit ky numër arrin në 600 thirrje apo rreth 200 thirrje më shumë se në muajt e vitit të kaluar, kur mesatarisht kanë qenë rreth 400 thirrje gjatë një muaji.

Për të ofruar shërbimet e ndryshme mjekësore nëpër shtëpia apo edhe transportin e nevojshëm të pacientëve deri në spital, stafi i Urgjencës, jo rrallë herë sfidohet edhe me kohën për shkak se nuk kanë autoambulanca të mjaftueshme për shërbimet mjekësore që i ofrojnë në terren 24 orë pa ndërprerë, shkruan sot Koha Ditore.