Arbëri

Rrugët e ngushta të Pejës shkaktojnë kaos në qarkullim

Descriptive Text

Përgjigja e shpejtë në terren në thirrjet e qytetarëve, shpesh po shkakton probleme dhe bllokime në rrugë të autoambulancave të Urgjencës së QKMF-së.

Sidomos në orët e paditës kur trafiku është më i dendur nga qytetarët që kthehen nga puna, sjell para një sfide të vërtetë shoferët e autoambulancave, të cilët shpesh bllokohen në mes të rrugës në qytet, pa pasur mundësi depërtimi nga numri i madh i makinave, shkruan sot Koha Ditore.

Trafiku i ngarkuar dhe rrugët e ngushta, siç tregojnë shoferët e Urgjencës, po bëhen çdo ditë e më tepër problematik për automjete e ndihmës së parë derisa dalin nga rrugët kryesore.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)