Kosovë

Komuna e Prizrenit mbron ligjshmërinë e veprimeve për Shkollën e Muzikës

Komuna e Prizrenit mbron ligjshmërinë e veprimeve për Shkollën e Muzikës

Kabineti i kryetarit të Komunës së Prizrenit ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës për shkelje ligji lidhur me vënien e gurit themeltar për ndërtimin e godinës së re të Shkollës së Muzikës në këtë qytet.

Shefja e kabinetit, Krenare Koçi ka vlerësuar se akuzat e këshilltarit të AAK-së, Ilir Baldedaj, lidhur me këtë çështje janë të paqëndrueshme, pasi sipas saj, Ekzekutivi lokal ka vepruar në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke u konsultuar edhe me ministritë përkatëse të Qeverisë së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.