KEDS-i thotë se ndërprerjet e rrymës në Suharekë e Fushë Kosovë s’kishin të bëjnë me riparime Foto: Ilustrim

KEDS-i thotë se ndërprerjet e rrymës në Suharekë e Fushë Kosovë s’kishin të bëjnë me riparime

16 dhjetor 2018 23:26

KEDS-i thotë se ndalesat e sotme të rrymës në Fushë Kosovë dhe Suharekë nuk kishin të bëjnë me riparime.

“Siç i kemi njoftuar mediat në detaje paraprakisht, ndalesa në Suharekë është bërë për shkak të punimeve të KOSTT-it, pra me kërkesë të kësaj kompanie, ndërsa në Fushë Kosovë është dashur domosdoshmërisht të vendoset një transformator shtesë në asetet e tensionit të lartë. Kjo ka ndodhur për shkak të kapaciteteve të reduktuara të KOSTT-it, të krijuara edhe nga rritja e shpejtë e rezidentëve në këtë komunë. KEDS e ka zgjidhur problemin e mbingarkesave me shtimin e transformatorëve nga dy në tre, por tejkalimi komplet i mbingarkesave ka të bëjë me shtimin e kapaciteteve të transmisionit, që nuk janë kompetencë e jona”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Më tutje në komunikatë thuhet se gjatë punimeve në Suharekë të bëra nga KOSTT, KEDS e ka shfrytëzuar këtë hapësirë për të shpërndarë ngarkesën në mes të transformatorëve në mënyrë që të zgjidhet çështja e furnizimit me energji elektrike për qytetarët e asaj komune.

“Ndryshe, do të ishte e pamundur që KOSTT-i të furnizonte të gjitha daljet”, thotë KEDS-i.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme