Arbëri

Dëmtimi i tubave nga ndërtuesit në Ferizaj lë banorët pa ujë

Descriptive Text

Banorët e fshatit Varosh të Ferizajt gjatë 2 muajve të fundit po përballen me ndërprerje të shpeshta të ujit të pijshëm që furnizohen nga kompania rajonale e ujësjellësit “Bifurkacioni”.

Sipas banorëve, gypi kryesor i rrjetit të ujësjellësit shpeshherë po dëmtohet nga disa kompani, të cilat po ndërtojnë objekte banesore në një lagje afër këtij fshati, ndërkohë që Komuna dhe kompania e ujësjellësit nuk po intervenojnë me kohë.

Idriz Beqa, banor nga ky fshat, ka thënë se gjatë muajit të fundit po përballen me ndërprerje të shpeshta të ujit të pijshëm, ndërkohë që ankesat e tyre nuk po shqyrtohen nga Komuna, por as nga kompania “Bifurkacioni”.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)