Arbëri

AAK-ja pretendon 3 shkelje ligji për objektin e Shkollës së Muzikës në Prizren

Shefi i GK të AAK-së në KK të Prizrenit, Ilir Baldedaj pretendon se ekzistojnë 3 shkelje ligjore lidhur me nisjen e ndërtimit të godinës së re të Shkollës së Muzikës në Prizren.

Sipas tij, kryetari Haskuka e subjekti i tij, Lëvizja Vetëvendosje në mandatin e kaluar shpeshherë kanë reaguar në mbrojtje të ligjit, derisa tashti ende pa i mbushur një vit qeverisje kanë shkelur ligjin në disa raste, shkruan sot Koha Ditore.

“Në rastin e vënies së gurit themeltar të Shkollës së Muzikës janë bërë 3 shkelje ligjore: Vendimi i KK-së është në kundërshtim me Planin rregullativ dhe MAPL-i ka kthyer përgjigje se ndërtimi i Shkollës së Muzikës në atë lokacion është i paligjshëm; Vendimi i KK-së është që në një parcelë të ndërtohet, por leja e lëshuar është edhe në 2 parcela; Hapësira te ish-“Benafi” është në proces gjyqësor dhe është i pakuptueshëm ky veprim i Haskukës”, ka thënë Baldedaj, duke shtuar se kryetari i Komunës po zhytet në keqpërdorim të detyrës me mosrespektim ligji.

Baldedaj ka dalë me këtë qëndrim publik, një ditë pasi zyrtarët e lartë të Qeverisë së Kosovës dhe ata të Prizrenit kanë vënë gurin themeltar për ndërtimin e godinës së Shkollës së Mesme të Muzikës.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)