Arbëri

Dyshime për rritje të numrit të klientëve të liruar për pagesa në Gjilan

Figurojnë 18 mijë klientë pasivë, në bazën e të dhënave të kompanisë “Ekohigjiena”, të cilët janë të liruar nga pagesa mujore prej 5 eurosh për shërbimet të cilat ofron kompania, e cila grumbullon dhe transporton mbeturinat.

Mirëpo dyshohet se brenda kompanisë është manipuluar me listat e klientëve dhe se një numër i madh i tyre nuk e gëzojnë të drejtën e klientit pasivë, shkruan sot Koha Ditore.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave zyrtare në kompaninë e pastrimit janë të regjistruar 21 mijë klientë aktivë.

Kurse menaxhmenti i kompanisë së pastrimit “Ecohigjiena” ka ngecur në procesin e verifikimit të klientëve, e cila rrezikon kategorinë e të hyrave vetjake të kompanisë. Menaxhmenti i kompanisë vlerëson se kanë trashëguar këtë problematikë, ngase kompania ishte themeluar më 2012, ku ishin hisedarë edhe Komuna e Gjilanit dhe partneri austriak. Kjo ngase para vitit 2012 ekzistonte kompania rajonale e mbeturinave “Higjiena”.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)